Agjenti i sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarezi, ka mohuar kategorikisht çdo kontakt me Barcelonën.
Alvarezi konsiderohet një objektiv i katalanasve, me presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco që kanë shprehur publikisht admirimin e tyre për lojtarin.
Megjithatë, agjenti i tij, Fernando Hidalgo, i hodhi poshtë raportimet që sugjeronin se familjarë të lojtarit kishin udhëtuar në Barcelonë për të parë prona.
“1000 për qind e pavërtetë. Askush nga familja nuk ka qenë në Barcelonë. Hera e fundit ka qenë për ndeshjen kundër Atleticos dhe u kthyen në Madrid të nesërmen”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo”.
Kontrata e Alvarezit me Atletico Madrid është e vlefshme deri në vitin 2030, duke e bërë të vështirë çdo transferim të mundshëm në afatin e shkurtër.
Alvarezi u transferua tek Atletico më 2024 nga Manchester City, derisa më parë ishte paraqitur për River Platen./GazetaExpress/