Këto janë vizitat e para që do t'i bëjë Avdullah Hoti si kryeministër, e nis me homazhe te varri i Rugovës - Gazeta Express
string(105) "keto-janee-vizitat-e-para-qe-do-te-beje-avdullah-hoti-si-kryeminister-e-nis-me-homazhe-te-varri-i-rugoves"

Këto janë vizitat e para që do t’i bëjë Avdullah Hoti si kryeministër, e nis me homazhe te varri i Rugovës

Gazeta Express

04/06/2020 9:09

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Pas marrjes së detyrës, vizita e parë e tij do të jetë te varri i Ibrahim Rugovës, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ZKM-ja ka bërë me dije se pas homazheve te varri i Rugovës, Hoti do të bëjë homazhe edhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Lexo Edhe:

Kryeministri do ta vizitojë edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndryshe, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës dje është zgjedhur kryeministër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjodh kryeministër pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja. /Gazeta Express