Kërkon falje kampioni i botës që i këshilloi burrat se si t’i rrahin gratë gjatë karantinës - Gazeta Express
string(90) "kerkon-falje-kampioni-i-botes-qe-i-keshilloi-burrat-se-si-ti-rrahin-grate-gjate-karantines"

Gazeta Express

29/03/2020 14:40

Kërkon falje kampioni i botës që i këshilloi burrat se si t’i rrahin gratë gjatë karantinës

Gazeta Express

29/03/2020 14:40

Kampioni i botës në boks, Billy Joe Saunders, ka kërkuar falje për këshillat që ua kishte dhënë burrave se si t’i rrahin bashkëshortet e veta gjatë mbylljes në shtëpi si pasojë e koronavirusit, në një video të postuar në rrjetet sociale.

Kampioni i botës në kategorinë e peshave super të mesme në WBO i këshilloi burrat e tjerë se si t’i godisnin partneret e veta përmes një videoje ku shihej duke e grushtuar një thes, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

30-vjeçari nga Britania e Madhe i ka rënë pishman tani dhe ka kërkuar falje, duke thënë: “Unë kurrë nuk do ta pranoja dhunën në familje”.

“Nëse do ta shihja një burrë duke e prekur një grua, do ta bëja copa-copa. Kërkoj falje nëse e kam ofenduar ndonjë grua”, shtoi ai.

Në video, Saunders e përdor një thes për grushtim për të shpjeguar si duhet të reagosh “nëse gruaja flet shumë” dhe më pas tregon se si duhet ta godasësh atë në mjekër. /Gazeta Express/