Në fundin e ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë, festimi i golit të dytë të rrogozhinasve u kthye në skena kaosi dhe përplasjeje mes dy ekipeve.
Protagonistët kryesorë ishin kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, dhe mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.
Pas golit vendimtar, Aleksi kreu gjeste provokuese ndaj stolit shkodran, duke ndezur tensionet në fushë.
Situata agravoi shpejt, pasi Gurishta iu afrua dhe, pas një shkëmbimi fjalësh, e goditi Aleksin, duke shkaktuar një përplasje masive mes lojtarëve dhe stafit të dy skuadrave.
Arbitrat dhe sigurimi i stadiumit ndërhynë për të qetësuar situatën.
Pas rikthimit të qetësisë, Aleksi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Egnatian me 10 lojtarë në minutat e fundit të takimit.
Megjithatë, rrogozhinasit arritën të mbanin avantazhin dhe të siguronin fitoren e dytë radhazi në “Final Four”, pas suksesit ndaj Elbasanit.
Nga ana tjetër, Vllaznia regjistroi humbjen e dytë në këtë fazë të garës./GazetaExpress/