Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund të vazhdojë me kriza – është koha për shtetin që punon për njerëzit - Gazeta Express
string(122) "hamza1-nga-prizreni-qytetaret-duan-ndryshim-kosova-smund-te-vazhdoje-me-kriza-eshte-koha-per-shtetin-qe-punon-per-njerezit"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 22:13

Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund të vazhdojë me kriza – është koha për shtetin që punon për njerëzit

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 22:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se për mision e kanë për ta ndaluar krizën në vend, dhe se, ky mision po mbështetet çdo ditë e më shumë.

Hamza, nga Prizreni, ka thënë se qytetarët atje folën zëshëm, ‘’qytetarët duan ndryshim’’.

Postimi:

Misioni ynë për ta ndalur krizën në Kosovë po mbështetet çdo ditë e më shumë nga qytetarët anekënd vendit.

Edhe Prizreni sonte foli zëshëm: qytetarët duan ndryshim.

Kosova nuk mund të vazhdojë më me kriza, stagnim dhe përçarje. Ka ardhur koha për një shtet që punon për njerëzit, për paga më të mira, zhvillim dhe dinjitet.

Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës.

#PDK125

#StopKrizes

Advertisement
Advertisement
Advertisement