Lëvizja Vetëvendosje, ka ndarë sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit, ‘’Qitjani pikën, krejt për shtet, shteti për krejt’’.
VV’ja, ka kërkuar nga qytetarët mobilizim dhe angazhim.
Postimi:
Duam dhe punojmë për një shtet që është pranë secilit qytetar. Një shtet që mbron interesin publik, krijon mundësi dhe e shpërndan zhvillimin për të gjithë.
Prandaj, në këto zgjedhje, le të mobilizohemi e të angazhohemi krejt për këtë shtet.
Qitjani pikën:
Krejt për shtet,
shtet për krejt!
V116
