Këngëtarja e njohur shqiptare thotë që blen rroba të përdorura - Gazeta Express
string(62) "kengetarja-e-njohur-shqiptare-thote-qe-blen-rroba-te-perdorura"

Këngëtarja e njohur shqiptare thotë që blen rroba të përdorura

Gazeta Express

29/01/2020 10:21

Flaka Krelani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për bashkëpunimin e saj të fundit me reperin amerikan Young Noble, si edhe zbuloi disa fakte që nuk i dinim për të.

Këngëtarja tha se ka blerë në Gjermani edhe rroba të përdorura me vlerë 50 euro, ndërsa ka shtuar sikur edhe dy euro të kushtonin rrubat e saj mjafton të ndjehet mirë.

Lexo Edhe:

“Ka ndodhur që kam blerë xhupa të përdorur (të dorës së dytë). Në Gjermani kur kam qenë për herën e fundit, e di që do bëhet lajm, kam parë rroba në një godinë tre katëshe, dhe ishin të përdorura, kushtonin tek diçka e tillë 50 euro. Unë nuk e kam pasur asnjëherë problem firmën. Mendoj se nuk e bën firma këngëtaren, këngëtarja e bën vetë firmën. Aq më mirë me u duk më mirë për të gjithë, por unë nuk e kam pas problem edhe nëse kushtojnë 2 euro, a bëjnë mjafton të duken mirë dhe ashtu siç unë dua të dukem”, tha Flaka.

“Blej rroba të përdorura, dal edhe me 2 euro në kafe”, këngëtarja shqiptare flet pa komplekse