Publicisti i njohur shqiptar, Migjen Kelmendi, e cilëson Violeta Rexhepagiqin si ‘kantautorja më e mirë shqiptare e të gjitha kohëve’.
Ai me anë të një postimi është shprehur se sa shumë është prekur nga vdekja e Violetës, duke thënë se e ka nisur ditën me lajmin që e vrau.
Kelmendi më pas shkon duke e i thurë lavde artistes, për talentin, zërin e guximin dhe këngët e saj, që kanë ndikim të madh në kulturën muzikore shqiptare, shkruan Gazeta Express.
Publicisti i cili ka karrierë edhe në muzikë, i njohur nga grupi ‘Gjurmët’, thotë se me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e tij e viteve të 80’ta.
Këtij shkrimi ai i ka bashkangjitur këngën e Violetës, me titullin ‘Lamtumirë’.
Violeta Rexhepagiqi ka vdekur sot në moshën 55 vjeçare, ndërsa shumë personazhe nga bota e artit e kulturës shqiptare, dhe jo vetëm, po shprehin ngushëllimet dhe po e cekin se sa e veçantë ishte ajo./Gazeta Express/
Violeta Rexhepagiqi VIVENE – Lamtumire