Politikani shqiptar, Bilall Kasami, i cili është pjese e VLEN dhe i afërt me Albin Kurrin, ka thënë se autostrada Shkup-Bllac po bëhet pasi tashmë kanë përfunduar aspektet administrative.
Sipas tij, tashmë Shkupi dhe Prishtina janë më afër.
Postimi i plotë:
Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet! 🫶
Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë.
Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë.
Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit.
Ta gëzojmë!
tag_katrorimaqedoni_2