Klubi pejan është bërë me trajner të ri.
Drejtimin e ish-kampionit të Kosovës e ka marrë slloveni, Sebastjan Krasovec, shkruan Gazeta Express.
Kështu ka njoftuar klubi pejan në faqen e tyre në Facebook.
“KB Peja dëshiron t’i uroj mirëseardhje trajnerit të ri, sllovenit Sebastjan Krasovec – i cili do ta udhëheq skuadrën për pjesën tjetër të sezonit. Krasovec ka përvojë shumë vjeçare – dhe ka ndërtuar karrierë si trajner në Slloveni, Poloni dhe nga viti 2018 ka qenë trajner në Hungari. Slloveni do filloj punë me skuadrën menjëherë, duke e përgatitur për ndeshjet e radhës në Superligë”, thuhej në njoftim.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...