Katër të plagosur nga përleshja me armë në mes të sheshit të Podujevës- çka dihet deri tani - Gazeta Express
string(90) "kater-te-plagosur-nga-perleshja-me-arme-ne-mes-te-sheshit-te-podujeves-cka-dihet-deri-tani"

Ballina

Gazeta Express

02/07/2026 16:20

Katër të plagosur nga përleshja me armë në mes të sheshit të Podujevës- çka dihet deri tani

Ballina

Gazeta Express

02/07/2026 16:20

Katër persona kanë mbetur të plagosur sot pas një përplasjeje me armë zjarri në sheshin kryesor të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 kur në shesh ka pasur edhe kalimtarë të tjerë.

Kjo ka çuar edhe në plagosjen e një personi i cili ka qenë kalimtar i rastit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabani, ka thënë se fatmirësisht kalimtar i rastit është i plagosur lehtë dhe se të katër personat e lënduar po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në media janë publikuar edhe pamje të shumta kur ka ndodhur incidenti, ku një prej personave të dyshuar shihet teksa e godet një tjetër me armë në kokë.

Në mes të kësaj ngjarjeje ka ndërhyrë edhe një polic civil, i cili çarmatos një prej personave që është përfshirë në këtë incident.

Sipas policisë, polici civil është nga qyteti i Podujevës dhe ndërhyrja e tij ka parandaluar lëndime e mbase edhe plagosje të tjera.

Ende nuk dihet për motivin që ka çuar në këtë përplasje me armë zjarri në mes të qytetit të Podujevës, derisa është konfirmuar se tre personat e përfshirë ne këtë konflikt kanë edhe lidhje familjare mes veti.

Të plagosurit aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK dhe po ruhen nga një numër i madh i policvëve.

Drejtori i Emergjencës ka thënë se të plagosurit kanë plagë të rënda, megjithatë gjendja e tyre është stabile dhe se po marrin trajtimin e duhur në QKUK./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement