Prokuroria për ngjarjen në Podujevë: Vrasje e rëndë në tentativë, të përfshirë nip e dajë, motivi "mosmarrëveshje paraprake" - Gazeta Express
string(119) "prokuroria-per-ngjarjen-ne-podujeve-vrasje-e-rende-ne-tentative-te-perfshire-nip-e-daje-motivi-mosmarreveshje-paraprake"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 16:54

Prokuroria për ngjarjen në Podujevë: Vrasje e rëndë në tentativë, të përfshirë nip e dajë, motivi “mosmarrëveshje paraprake”

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 16:54

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një komunikatë për të shtënat me armë zjarri sot në sheshin e Podujevës ku katër persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe një kalimtar rasti.

Prokuroria tha se përleshja e armatosur ndodhi orës 13:40, në sheshin ‘’Bulevardi i Dëshmorëve’’ ndërmjet tre personave dhe se sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake.

“Menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në bashkëpunim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.  Me këto veprime të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, nga neni 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Personat e lënduar me armë zjarri, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, tha se është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement