Aksident mes një veture e motoçiklete në Vitomiricë të Pejës, lëndohet motoçiklisti, dërgohet në Spitalin rajonal - Gazeta Express
string(112) "aksident1-mes-nje-veture-e-motociklete-ne-vitomirice-te-pejes-lendohet-motociklisti-dergohet-ne-spitalin-rajonal"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 17:11

Aksident mes një veture e motoçiklete në Vitomiricë të Pejës, lëndohet motoçiklisti, dërgohet në Spitalin rajonal

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 17:11

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Vitomiricë të Pjesë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova ka shtuar edhe se, motoristi është lënduar, dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

‘’Sot rreth orës 15:15, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara  një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motorristi ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’’, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement