Kapet 2 milionë euro kokainë në portin e Igumenicës - Gazeta Express
string(51) "kapet-2-milione-euro-kokaine-ne-portin-e-igumenices"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 16:36

Kapet 2 milionë euro kokainë në portin e Igumenicës

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 16:36

Një sasi rekord kokaine me vlerë 2 milionë euro është kapur në portin e Igumenicës, në Greqi.

Autoritetet në port zbuluan rreth 59.5 kg kokainë, të ndara në 54 pako, brenda një kamioni frigoriferik.

Lexo Edhe:

Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit. Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.