Kaos në Kolkata gjatë vizitës së Lionel Messi-t, kryeministrja Banerjee kërkon ndjesë publike - Gazeta Express
string(92) "kaos-ne-kolkata-gjate-vizites-se-lionel-messi-t-kryeministrja-banerjee-kerkon-ndjese-publike"

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 8:44

Kaos në Kolkata gjatë vizitës së Lionel Messi-t, kryeministrja Banerjee kërkon ndjesë publike

Sport

Gazeta Express

14/12/2025 8:44

Vizita e Lionel Messi-t në Kolkata u shndërrua në kaos, duke shkaktuar reagime të forta nga autoritetet dhe tifozët. Kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, i kërkoi ndjesë publike yllit argjentinas pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin Salt Lake.

Mamata Banerjee u shpreh:
“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e tronditur nga keqmenaxhimi që u pa sot në stadiumin Salt Lake.”

Sipas raportimeve, tifozët indianë shpërthyen në zemërim pasi mësuan se kontakti i Messi-t me publikun do të ishte shumë i shkurtër. Plani i organizatorëve parashikonte vetëm një përshëndetje simbolike, një takim me disa persona dhe më pas largimin e tij, gjë që solli konfuzion dhe trazira në ambientet e stadiumit.

Situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit. Policia e Kolkata-s arrestoi organizatorin kryesor të eventit pas një ankese zyrtare, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur përgjegjësitë e keqmenaxhimit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me tifozë të zhgënjyer që kritikojnë organizimin dhe me thirrje që vizita e një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të ishte trajtuar me më shumë seriozitet dhe respekt. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement