Kaos në Camp Nou: Shi i madh gjatë ndeshjes Barcelona–Real Oviedo, uji depërtoi në zonat e mediave - Gazeta Express
string(96) "kaos-ne-camp-nou-shi-i-madh-gjate-ndeshjes-barcelona-real-oviedo-uji-depertoi-ne-zonat-e-mediave"

Sport

Gazeta Express

26/01/2026 8:12

Kaos në Camp Nou: Shi i madh gjatë ndeshjes Barcelona–Real Oviedo, uji depërtoi në zonat e mediave

Sport

Gazeta Express

26/01/2026 8:12

Pamje të publikuara nga “Spotify Camp Nou” kanë treguar rrjedhje uji nga tavani gjatë ndeshjes së zhvilluar dje mes Barcelonës dhe Real Oviedos.

Uji depërtoi në zonat e mediave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pajisjet e shtypit.

Sipas raportimeve, disa kamera, laptopë dhe pajisje të tjera teknike u bënë të papërdorshme, ndërsa gazetarët dhe operatorët u detyruan të ndërhyjnë për të mbrojtur materialet e tyre. Incidenti ka rikthyer vëmendjen te gjendja infrastrukturore e stadiumit, i cili ndodhet në proces rinovimi.

Nga klubi i Barcelonës nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me dëmet apo shkaqet e rrjedhjes, por pritet që çështja të trajtohet nga autoritetet përkatëse për të shmangur probleme të ngjashme në të ardhmen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement