Të dielën e 24 majit, në emisionin sportiv “Favorit” u diskutua gjerë e gjatë për finalen e Kupës së Kosovës dhe gjykimin nga referi Genc Nuza në këtë përballje, që u luajt në mes të Ferizajt e Dukagjinit.
Fitues në fund doli Dukagjini, me shifrat prej 2-1, duke fituar për herë të parë në histori Kupën e Kosovës.
Mirëpo, gjatë kësaj përballjeje pati shumë polemika dhe shkaktar për këtë u bë referimi i Genc Nuzës.
Tashmë ish-drejtori sportiv i Ferizajt, Genc Hyseni dhe trajneri Arsim Abazi u revoltuan kundër Nuzës, por edhe kundër Federatës së Futbollit të Kosovës, duke thënë se ‘gabimet’ e referit ishin të qëllimshme, për ta dëmtuar Ferizajn.
Madje, Hyseni deklaroi pas ndeshjes se do të largohet përgjithmonë nga futbolli, shkaku i këtyre gjërave që po ndodhin në futbollin e Kosovës, sipas tij.
Dhe kështu ndodhi, pasi më 22 maj konfirmoi largimin nga Ferizaj.
Në mbrojtje Hysenit i ka dalur analisti i “Favoritit”, Taulant Dajaku, i cili në emisionin e së dielës që lamë pas tha se me largimin e Hysenit nga futbollit, humbës del vetë futbolli dhe Ferizaj.
“Genc Hyseni i menaxhon shumë mirë disa biznese të tij që i ka private dhe shpeshherë i lë ato për të mirën e futbollit. Që është menaxher i mirë e ka dëshmuar edhe si futbollist. Tash, këta matrapazë po e përzënë nga futbolli me veprimet e tyre, dhe largimi i tij është humbje e madhe për futbollin”, tha Dajaku në “Favorit”, më 24 maj.
Ferizaj sivjet ishte pjesë e Superligës së Kosovës, mirëpo me dy xhiro nga fundi, skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi e kishte konfirmuar rënien në Ligën e Parë./GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...