Kandidati për president të Real Madridit premton trajnerin më të mirë: Nuk do të jetë Mourinho - Gazeta Express
string(93) "kandidati-per-president-te-real-madridit-premton-trajnerin-me-te-mire-nuk-do-te-jete-mourinho"

Futboll

Gazeta Express

03/06/2026 22:50

Kandidati për president të Real Madridit premton trajnerin më të mirë: Nuk do të jetë Mourinho

Futboll

Gazeta Express

03/06/2026 22:50

Gara për presidencën e Real Madridit po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa kandidati Enrique Riquelme ka bërë një premtim të madh për tifozët e klubit madrilen.

Riquelme deklaroi se, nëse fiton zgjedhjet, do të sjellë në “Santiago Bernabéu” një trajner të nivelit më të lartë botëror, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një emër shumë të madh të futbollit.

“Nëse fitoj zgjedhjet, do të sjell te Real Madridi një trajner superyll. Më të madhin që mund ta imagjinoni”, ka deklaruar ai.

Në të njëjtën kohë, kandidati për president tha se Jose Mourinho nuk është trajneri i duhur për Real Madridin.

“José Mourinho nuk është trajneri ynë. Ne do të sjellim atë që të gjithë tifozët e Real Madridit e duan vërtet”, shtoi Riquelme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement