Sot me një ceremoni zyrtare është bërë përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë
Kampionet olimpike janë bërë me shtëpi të re.
Përmes një ceremonie zyrtare, sot është bërë përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Një palestër moderne do t’ju bëjë konak xhudistëve kosovarë dhe atyre të huaj.
Të pranishëm në ceremoninë inauguruese ishin edhe krerët e shtetit të Republikës së Kosovës dhe personalitete të ndryshme.
Kjo Qendër Nacionale është financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani i përgëzoi kampionet olimpike për sukseset e arritura në Olimpiada.
Gjithashtu, ajo insiston se xhudistët e meritonin një shtëpi të tillë.
Sipas saj, deri tash xhudistët kanë bërë shumë për Kosovën, ndërsa tash e tutje u zotua Kosova do të bëjë shumë për ta.
Osmani e nderoi me medalje nderi të Republikës, kampionen olimpike, Nora Gjakova.
Ndër të tjera me medalje medalja presidenciale të meritave dhe medalje nderi të Republikës, Distria Krasniqin.
Edhe klubin e xhudos “Ippon”, Osmani e nderoi me medaljen presidenciale të meritave.
Gjithashtu, edhe kryeministri Albin Kurti dha fjalë të mëdha për kampionet olimpike, të cilat i çoi në qiell.
Ai insistoi se sporti është një prioritet shtetëror.
Njësoj si këtë qendër, Kurti zbuloi se në vazhdim do t’i përurojë edhe qendrat tjera sportive.
Kurti i këshilloi sportistët të punojnë sa më shumë që të fitohen medalje të tjera në Olimpiadën e ardhshme.
Po ashtu, zbuloi se Ministria e Sportit do të propozojë shumë shpejt që Majlinda Kelmendin ta shpall qytetare me merita të veçanta.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.
Ai u ndie i privilegjuar që erdhi për t’i uruar kampionet olimpike dhe për përurimin e Qendrës Nacionale.
Vizer përgëzoi për vendimin e ndërtimit të kësaj qendre.
Ndërkohë, insistoi se xhudoja kosovare i ka treguar botës se çfarë potenciali ka.
Tash e tutje, xhudistët kosovarë do të kenë kushte shumë më të mira.
Sigurisht, me punën e trajnerit Driton Kuka, as sukseset me siguri se nuk do të mungojnë. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...