Akil Gjakova mbetet në mbajtje edhe për 48 orë - Gazeta Express
string(46) "akil-gjakova-mbetet-ne-mbajtje-edhe-per-48-ore"

Sport

Gazeta Express

18/04/2024 17:36

Akil Gjakova mbetet në mbajtje edhe për 48 orë

Sport

Gazeta Express

18/04/2024 17:36

Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Akil Gjakovës, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic.

Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti tha për Express se nuk është marrë një vendim për xhudistin kosovar, dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë

Lexo Edhe:

“I vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë. Pas kësaj gjykata do të marrë një vendim”, tha Zhuti për Gazetën Express.

Prokuroria në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për Gjakovën i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje.

Akil Gjakova është njëri ndër sportistët më të mëdhenj në Kosovë.