KAMERA E FSHEHTË/ “Piranjat” dhe “Le Iene” duan t’i prishin shkallën Kel Demit, qeshni me lot - Gazeta Express
string(86) "kamera-e-fshehte-piranjat-dhe-le-iene-duan-ti-prishin-shkallen-kel-demit-qeshni-me-lot"

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2022 22:43

KAMERA E FSHEHTË/ “Piranjat” dhe “Le Iene” duan t’i prishin shkallën Kel Demit, qeshni me lot

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2022 22:43

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, përveç denoncimeve dhe rasteve abuzuese ka dhe një rubrikë tejet tërheqëse, e cila është “Kamera e Fshehtë”, ku shumë personazhe të njohur janë bërë pjesë e saj, duke sjellë të qeshura pa fund tek publiku.

Dhe kur të vihen nga pas “Piranjat” nuk bëhet shkaka, imagjinoni të keni pas veç “Piranjave” edhe “Le Iene”.

Lexo Edhe:

Kjo sigurisht që nuk mund t’i ndodhte dikujt tjetër, përveç gazetarit dhe shkrimtarit Enkel Demi.

“Piranjat” në bashkëpunim me “Le Iene” i kanë bërë një surprizë jo aq të bukur Kelit, ndërsa ky ndodhej në Torino.

Nëse nuk e dini , po ua themi ne, Kel Demi përveçse gazetar dhe shkrimtarë është edhe pronar i një restoranti në Torino, të cilin e ka sëbashku me ortakun e tij Hajriu, i cili ishte dhe çelësi i të gjithë lojës.

Sapo Keli mbërrin në restorantin e tij, aty mbijnë nga hiçi oficerët italianë, të cilët i kërkojnë të prishi një shkallë brenda lokalit, pasi sipas tyre është jashtë standardi.

Por mes Kelit dhe autoriteteve italiane nis një debat i fortë, por ajo që është më interesantja është se pavarësisht gjithçkaje, gazetari ynë i Abc-së së mëngjesit dhe “Kutia 21” në asnjë moment nuk e humb toruan. /Abcnews.al/

Për më shumë ndiqni videon: