Kallëzim penal për shkupjanin për shkak të mashtrimit përmes rrjeteve sociale - Gazeta Express
string(77) "kallezim-penal-per-shkupjanin-per-shkak-te-mashtrimit-permes-rrjeteve-sociale"

Gazeta Express

21/10/2020 11:55

Kallëzim penal për shkupjanin për shkak të mashtrimit përmes rrjeteve sociale

Gazeta Express

21/10/2020 11:55

SPB Shkup – Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik dje parashtroi kallëzim penal kundër F.M. nga Shkupi, për ekzistimin e dyshimit bazë se i denoncuari në shumë raste ndaj shumë personave ka bërë vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 nga Kodi penal.

Njëherit, siç kumtoi MPB-ja, përmes rrjeteve sociale personi i denoncuar ka publikuar shpallje për shitjen e aparateve – teknikë të bardhë, që nuk i posedon dhe me mashtrim i ka sjell në hamendje personat shoqërore, duke përfituar pronë të paligjshme pronësore në vlerë të përgjithshme prej 89.350 denarë.

Lexo Edhe:

“Nga ana e Njësitit për krim ekonomik dhe kompjuterik janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, si dhe bastisje të shtëpisë së të dyshuarit dhe pas sigurimit të dëshmive dhe dokumentimit të plotë të rastit deri tek kompetentët. Prokuroria Themelore Publike është parashtruar kallëzim penal për veprën e bërë penale ‘mashtrim’ sipas nenit 247, të kryer nga F.M.”, theksohet në kumtesë.