Kadri Veseli tregon se nga mban anë tani PDK-ja - Gazeta Express
string(47) "kadri-veseli-tregon-se-nga-mbane-ane-tani-pdkja"

Kadri Veseli tregon se nga mban anë tani PDK-ja

Gazeta Express

04/06/2020 7:06

Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën sot Qeverinë e re në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, pro saj votuan partitë e koalicionit AAK, Nisma-AKR dhe minoritetet, por kundër doli PDK-ja duke votuar e VV-ja duke mos marrë fare pjesë në seancë, shkruan Gazeta Metro.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur qëndrimin e kreut të saj pas formimit të Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Lexo Edhe:

Pasi Lëvizja Vetëvendosje doli në opozitë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka treguar se ‘me cilën parti do të bëhen në të ardhmen’.

“Nuk jemi me VV-në. As nuk do të jemi me LDK-në. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet”, ka thënë Kadri Veseli në një status të publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria Hoti u zgjodh sot me 61 vota pro, 1 abstenim dhe 24 kundër.

Ndryshe, PDK-ja nuk ka votuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë Hoti, duke mbajtur premtimet e dhëna më herët për një gjë të tillë.