Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet sërish për të diskutuar përgjigjen ndaj sulmit të Iranit - Gazeta Express
string(100) "kabineti-i-luftes-i-izraelit-do-te-mblidhet-serish-per-te-diskutuar-pergjigjen-ndaj-sulmit-te-iranit"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:05

Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet sërish për të diskutuar përgjigjen ndaj sulmit të Iranit

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:05

Kabineti i luftës i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskutuar përgjigjen ndaj sulmit të Iranit gjatë fundjavës, tha një zyrtar izraelit.

Reuters raporton se zyrtari tha se nuk ishte caktuar koha për takim, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Do të jetë hera e tretë që mblidhet kabineti vendimmarrës që kur Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone kundër Izraelit të shtunën mbrëma.

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjenerallejtënant Herzi Halevi, ka dhënë konfirmimin më të qartë deri më tani se Izraeli do të kundërpërgjigjet, duke thënë se “Ky lëshim i kaq shumë raketave, raketave kryqëzore dhe dronëve në territorin izraelit do të përballet me një përgjigje”.

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi raportohet të ketë thënë në një telefonatë me emirin e Katarit se “Ne tani deklarojmë kategorikisht se veprimi më i vogël kundër interesave iraniane sigurisht që do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme kundër të gjithë autorëve të saj”.

Në televizionin shtetëror në Iran, zëvendësministri i Jashtëm Ali Bagheri Kani tha se vendi i tij nuk do të presë 12 ditë për t’iu përgjigjur një sulmi tjetër izraelit, por do të hakmerret brenda “disa sekondash”.

Ka pasë thirrje të gjera për qetësi në komunitetin ndërkombëtar për të shmangur përshkallëzimin e situatës pasi Teherani nisi sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë nga shteti kundër Izraelit. Irani fajëson Izraelin për një sulm në konsullatën e tij në Damask më 1 prill, i cili vrau figura të larta ushtarake. Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka kryer sulmin brenda Sirisë dhe rrallëherë komenton për misione të tilla. Kabineti i luftës i Izraelit përbëhet nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i tij i mbrojtjes, Yoav Gallant dhe Benny Gantz, ish-ministri i mbrojtjes dhe rivali i qendrës Netanyahu.