Juventusi transferon Kosticin nga Eintracht Frankfurti, zbulohen detajet e marrëveshjes - Gazeta Express
string(86) "juventusi-transferon-kosticin-nga-eintracht-frankfurti-zbulohen-detajet-e-marreveshjes"

Juventusi transferon Kosticin nga Eintracht Frankfurti, zbulohen detajet e marrëveshjes

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 17:03

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Filip Kostic mund të llogaritet si futbollist i Juventusit.

Gazetari nga “Sky Sports Germany”, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se marrëveshja thuajse është e përfunduar, pas negociatave intensive që u zhvilluan të hënën.

Lexo Edhe:

Plettenberg bëri të ditur se kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u sqaruar, përcjell Gazeta Express.

Eintracht Frankfurti thuhet se do të pranojë një ofertë prej 17/18 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

Juventusi thuhet se dëshiron të pengojë Kosticin për të luajtur kundër Real Madridit të mërkurën, në finalen e Superkupës së Evropës.

Dhe, sipas gazetarit gjerman, 29-vjeçari nuk do të udhëtojë me ekipin sot drejt Helsinkit të Finlandës, atje ku do të zhvillohet finalja.

Kujtojmë se mesfushori serb kishte arritur marrëveshje personale me Juventusin në qershor për një kontratë 3-vjeçare. /Gazeta Express/