Juventusi nis bisedimet për transferimin e Edon Zhegrovës - Gazeta Express
string(57) "juventusi-nis-bisedimet-per-transferimin-e-edon-zhegroves"

Juventusi nis bisedimet për transferimin e Edon Zhegrovës

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 19:57

Gazetari italian, Mirko Di Natale, konfirmon se Juventusi është i interesuar për transferimin e  Edon Zhegrovës.

“Bianconerët “aktualisht po kërkojnë një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, kështu që ata do të kërkojnë të forcojnë radhët e tyre në verë në mënyrë që të sfidojnë elitën e Evropës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pra, sipas Di Natales, gjigantët me bazë në Torino janë aktualisht duke monitoruar Zhegrovën, i cili tani është shfaqur si një kandidat i vërtetë për t’u bashkuar me klubin.

Sulmuesi kosovar iu bashkua Lillet në janar të vitit 2022, duke përfunduar një lëvizje nga Baselk. Ai ngadalë, por me siguri u vendos si një shtyllë në klubin francez.

Këtë sezon, Zhegrova deri më tani ka kontribuar me 11 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat, duke fituar kështu vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Juventusin.

Në rubrikën e tij për “TuttoJuve”, Di Natale zbuloi gjithashtu se “Zonja e Vjetër” ka zhvilluar tashmë bisedime me përfaqësuesit e lojtarit.

25-vjeçari me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Klubi nga Ligue 1 besohet se vlerëson me 10 deri në 15 milionë euro.

Mbetet të shihet në verë nëse Edon Zhegrova do të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij. /Gazeta Express/