Junik: I gjenden armë pa leje, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(50) "junik-i-gjenden-arme-pa-leje-arrestohet-i-dyshuari"

Junik: I gjenden armë pa leje, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

09/05/2024 9:28

Policia e Kosovës në Junik ka arrestuar të mërkurën një person, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një pushkë ajrore, një hark me 6 shigjeta dhe 61 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Sipas njoftimit thuhet se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në formë rekreacioni në bjeshkë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja.

Lexo Edhe:

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.