Julián Álvarez iu përgjigjet zërave për transferimin e tij në Barcelonë - Gazeta Express
string(71) "julian-alvarez-iu-pergjigjet-zerave-per-transferimin-e-tij-ne-barcelone"

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:58

Julián Álvarez iu përgjigjet zërave për transferimin e tij në Barcelonë

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 12:58

Julián Álvarez ka reaguar me tone të forta ndaj raportimeve të fundit që e lidhin me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Sulmuesi i Atlético Madridit, i pyetur për këto spekulime para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, i hodhi poshtë zërat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të ekzagjeruara.

Sipas raportimeve, në Spanjë është folur për një interesim konkret të Barcelonës dhe madje për kontakte të para për një transferim në verë, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, reagimi i lojtarit ka qenë i qartë. Ai ka bërë të ditur se nuk iu kushton rëndësi këtyre lajmeve.

“Janë gjëra që thuhen, por unë nuk iu kushtoj vëmendje”, ishte mesazhi i tij.

Në vijim, Álvarez theksoi se fokusi i tij është vetëm te skuadra aktuale dhe objektivat e sezonit.

“Jam i përqendruar te Atlético dhe te ndeshjet që i kemi përpara.”

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, lojtari është irrituar nga mënyra se si janë përhapur këto lajme, duke i përshkruar si një “top bore gënjeshtrash” që është rritur pa kontroll.

Në këtë moment të sezonit, me Atlético Madridin që lufton për një vend në finalen e Championsit, sulmuesi argjentinas nuk dëshiron shpërqendrime dhe ka zgjedhur ta mbyllë çdo diskutim mbi të ardhmen e tij. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement