Zvicër: Kërkohet ndalim më i rreptë i cigareve elektronike në platformat e trenave - Gazeta Express
string(81) "zvicer-kerkohet-ndalim-me-i-rrepte-i-cigareve-elektronike-ne-platformat-e-trenave"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 13:59

Zvicër: Kërkohet ndalim më i rreptë i cigareve elektronike në platformat e trenave

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 13:59

Shoqata për parandalimin e duhanit propozon gjoba deri në 500 franga dhe rregulla më të qarta në stacionet hekurudhore

Në stacionet hekurudhore të Zvicrës, pirja e duhanit dhe përdorimi i cigareve elektronike lejohet vetëm në zona të caktuara pranë hiriçeve, brenda një rrezeje prej dy metrash. Megjithatë, përdorimi i vape-it jashtë këtyre hapësirave po shkakton gjithnjë e më shumë ankesa nga pasagjerët, përcjell albinfo.ch.

Shoqata Zvicerane për Parandalimin e Duhanit ka kërkuar që kompania hekurudhore SBB të ashpërsojë masat ndaj shkeljeve, duke përfshirë edhe ndalimin e përdorimit të cigareve elektronike në pjesë të tjera të platformave dhe madje edhe brenda trenave.

Drejtori i shoqatës, Luciano Ruggia, ka propozuar që për shkeljet e ndalimit të vendoset një gjobë prej 500 frangash, duke e cilësuar këtë masë si të arsyeshme dhe të nevojshme për zbatimin e rregullave.

Po ashtu, ai ka kërkuar që sinjalistika në stacione të jetë më e qartë, duke përfshirë shenja që tregojnë si cigaret tradicionale ashtu edhe ato elektronike, si dhe shënime në dysheme për të identifikuar zonat e lejuara për pirje duhani.

Sipas tij, mungesa e qartësisë aktuale po çon në mosrespektim të rregullave dhe përdorim të pakontrolluar të produkteve të duhanit në hapësira publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement