E rëndë: Qentë e sulmojnë një 15 vjeçare në oborrin e QKUK-së - Gazeta Express
string(60) "e-rende-qente-e-sulmojne-nje-15-vjecare-ne-oborrin-e-qkuk-se"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:11

E rëndë: Qentë e sulmojnë një 15 vjeçare në oborrin e QKUK-së

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:11

Një tjetër sulm i qenve endacak në oborrin e Klinikës së Ortopedisë në QKUK.

Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar rëndë nga qentë endacak mëngjesin e sotëm tek hapësira e Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Një qytetare ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Gazetës, duke treguar ngjarjen e cila e la vajzën 15-vjeçare me lëndime dhe trauma.

“Ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 07:20 tek hymja e Ortopedisë në QKUK. Vajza është në gjendje stabile, por është e traumatizuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj vajza derisa ishte nisur për të shkuar në shkollë është sulmuar nga një grup prej rreth 15 qenve endacak.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Dr. Naser Syla, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Shneta. Ai ka thënë se vajza ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

“Një vajzë, pas sulmit nga qentë endacakë, është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është lëshuar për në shtëpi. Gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement