Joshua mendon se lufta mes tij dhe Fury nuk do të ndodhë kurrë - Gazeta Express
string(62) "joshua-mendon-se-lufta-mes-tij-dhe-fury-nuk-do-te-ndodhe-kurre"

Joshua mendon se lufta mes tij dhe Fury nuk do të ndodhë kurrë

Sporte tjera

Gazeta Express

15/06/2021 10:26

Anthony Joshua mbase mendon se një luftë mes tij dhe rivalit Tyson Fury në kategorinë e rëndë nuk do të ndodhë kurrë, thotë promotori i tij, Eddie Hearn.

Joshua e quajti mashtrues Furyn, pasi meçi mes tyre i caktuar për 14 gusht në Arabinë Saudite u anulua, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Meçi, për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë, dështoi pasi një gjykate amerikane mori vendim që Fury të luftojë kundër amerikanit Deontay Wilder së pari.

“AJ ndjeu se ata asnjëherë nuk kanë dashur që lufta të ndodhë, ai nuk ndjeu kurrë se Fury dëshiron të luftojë kundër tij”, tha Hearn.

“Mendoj se AJ, në kokën e tij, mbase mendon se lufta nuk do të ndodhë kurrë. Unë dua të jem më shpresëdhënës dhe të mendoj se lufta do të ndodhë”, shtoi ai.

Fury, që është kampion në WBC, tani do të përballet me Wilderin për herë të tretë më 24 korrik.

Joshua, ndërkohë, i cili i mban titujt në IBF, WBA dhe WBO, është urdhëruar ta mbrojë titullin në WBO kundër sfiduesit mandator Oleksandr Usyk.

“Nëse AJ e nokauton Uyskun dhe Fury e nokauton Wilderin, atëherë brenda katër muajve mund të flasim për një luftë edhe më të madhe”, theksoi ai. /Gazeta Express/