Joshua i mbron titujt e botës kundër boksierit ukrainas në shtator - Gazeta Express
string(66) "joshua-i-mbron-titujt-e-botes-kunder-boksierit-ukrainas-ne-shtator"

Joshua i mbron titujt e botës kundër boksierit ukrainas në shtator

Sporte tjera

Gazeta Express

09/06/2021 9:48

Meçi për titujt e botës në kategorinë e rëndë mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit në Londër në shtator.

Pasi dështoi meçi i shumëpritur për kampionin e padiskutueshëm të botës mes tij dhe Tyson Fury, Joshua do t’i mbrojë titujt kundër Usyk, i cili është sfidues mandatar në WBO, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sky Sports raporton se stadiumi i Tottenhamit me 62 mijë ulëse, i cili u hap më 2019, është vendi u do të zhvillohet lufta.

Joshua ishte caktuar të luftonte kundër Kubrat Pulev në këtë stadium në qershor të vitit të kaluar, por meçi ishte anuluar shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Meçi ishte zhvilluar përpara një turme të kufizuar në Wembley Arena në dhjetor të vitit të kaluar.

Joshua është kampion në tri kategori, WBA, IBF dhe WBO. /Gazeta Express/