Joshua fantastik, ia "shkund dritat" kundërshtarit në raundin e shtatë - Gazeta Express
string(67) "joshua-fantastik-ia-shkund-dritat-kundershtarit-ne-raundin-e-shtate"

Boks

Gazeta Express

13/08/2023 0:55

Joshua fantastik, ia “shkund dritat” kundërshtarit në raundin e shtatë

Boks

Gazeta Express

13/08/2023 0:55

Anthony Joshua ka arritur të shënojë fitore në meçin e sontëm në O2 Arena të Londrës.

Boksieri britanik e mundi me nokaut në raundin e shtatë finlandezin, Robert Helenius, shkruan Gazeta Express.

Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë.

Gjyqtari menjëherë vendosi ta ndërprente aty takimin dhe ia dha fitoren Joshuas.

Kësisoj, Anthony Joshua po vazhdon rrugën e tij drejt sigurimit të luftës për titull kampioni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement