“Jetim me nënë e babë”, Alfred Muharremi rrëfen historinë e tij në podkastin e Ramës - Gazeta Express
string(81) "jetim-me-nene-e-babe-alfred-muharremi-rrefen-historine-e-tij-ne-podkastin-e-rames"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 10:22

“Jetim me nënë e babë”, Alfred Muharremi rrëfen historinë e tij në podkastin e Ramës

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 10:22

Alfred Muharremi, një i ri i rritur pa kujdesin prindëror, i cili ka drejtuar lëvizjen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve jetimë ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në Podkastit “Flasim”.

I emërtuar “Jetim me nënë e babë”, ky edicion i podkastit “Flasim” solli historinë e Alfredit, të rritur mes Shtëpisë së Fëmijës Shkodër dhe fshatit “SOS”, i cili ia doli të drejtojë një lëvizje që u shtri në gjithë vendin dhe ka asistuar në mbështetje për qindra fëmijë dhe të rinj pa kujdes prindëror.

Dikur pjesë e platformës së Partisë Socialiste “Deputeti që duam” por pa arritur të dilte fitues, Muharremi tregon rrugëtimin e tij nga vështirësitë e ndeshura në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër deri në diplomimin e tij me sukses në fushën e ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe karrierën në sektorin bankar.

Ndërsa tregon se si u krijua rrjeti i përkujdesjes për fëmijët dhe të rinjtë jetimë, Muharremi tha se nisma synonte të ndihmonte edhe familjet me një prind.

“Kërkonim gjithmonë prioritet për punësim, arsimim, vëmendje për çështjet e strehimit, pasi nuk kishte një program social strehimi që të na ndihmonte. Prandaj filluam të ngremë zërin dhe të çojmë shkresa ndaj pushtetit vendor, pushtetit qendror, të reklamonim problematika të caktuara. Patëm shumë mbështetje edhe nga komuniteti fetar”, tha Muharremi.

Përmes lëvizjes së tij, Muharremi ka përcjellë kërkesat e jetimeve në nivelet më të larta të politikës duke u bërë zëri i tyre pranë institucioneve.

Po ashtu, falë kësaj lëvizje Muharremi tregon se u ndërtuan edhe shumë shtëpi për familjet që jetonin në zonat rurale në kushte shumë të vështira.

Pyetjes se si janë institucionet sot, Muharremi iu përgjigj: “Institucionet sot janë jo vetëm shumë më mirë se sa kanë qenë, por janë ajo që unë kam besuar te qeveria ‘Rama 1’, që kur u bëtë kryeministër se gjithmonë e kemi pasur perceptimin se një gjë o e bën kryeministri o se bën fare. Ndryshimi rrënjësor i institucioneve filloi nga vititi 2014-2015 kur ne pamë një filër shumë të jashtëzakonshëm në lidhje me kujdesin ndaj fëmijëve. Ankesat që vinin ndaj nesh ishin shumë pakta, thuajse u minimizua”.

Sot, tha ai, fëmijët janë të përfshirë në programe shkollimi brenda dhe jashtë shkollave me një axhendë shumë të ngarkuar sociale, edukative dhe sportive.

Tashmë pjesë e institucioneve të mbrojtjes sociale, Muharremi tregoi angazhimin e institucioneve në ndihmë të familjeve në nevojë.

“Kemi punuar në punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Me anë të subjekteve private dhe rrjetit institucional ne kemi arritur që vetëm në qarkun e Tiranës 930 familje nuk janë më pjesë e ndihmës ekonomike, sociale. Të falënderoj që më dhe mundësinë të punoj në një ministri që gjithmonë e kam paragjykuar. Përpiqemi në mënyrën më të mirë të mundshme t’i përgjigjemi nevojave që t’i ndihmojmë në vështirësitë sociale dhe ekonomike”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement