Kasami: “Ditët e Hapura të Shkollave të Mesme” ndihmojnë nxënësit në zgjedhjen e drejtimit arsimor - Gazeta Express
string(95) "kasami-ditet-e-hapura-te-shkollave-te-mesme-ndihmojne-nxenesit-ne-zgjedhjen-e-drejtimit-arsimor"

Maqedoni

Gazeta Express

20/05/2026 14:53

Kasami: “Ditët e Hapura të Shkollave të Mesme” ndihmojnë nxënësit në zgjedhjen e drejtimit arsimor

Maqedoni

Gazeta Express

20/05/2026 14:53

Kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në aktivitetin “Dita e Hapur e Shkollave të Mesme”, së bashku me përfaqësues institucionalë dhe lokalë, duke theksuar rëndësinë e orientimit të hershëm arsimor për të rinjtë.

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorët, morëm pjesë në Ditën e Hapur të Shkollave të Mesme, aktivitet që ka për qëllim t’u mundësojë nxënësve të ardhshëm të njihen më mirë me drejtimet arsimore, profesionet dhe mundësitë që ofrojnë shkollat në komunën tonë”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi se përmes prezantimeve dhe stendave informuese, nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me ofertën arsimore.

“Përmes stendave dhe prezantimeve, nxënësit dhe mësuesit prezantuan programet, projektet dhe sukseset e tyre, duke u ndihmuar nxënësve të klasave të nënta që ta kenë më të lehtë zgjedhjen për arsimimin e mëtejshëm”, u shpreh ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement