Java e 20-të në Superligë nis sot, vëmendja te derbi në Mitrovicë - Gazeta Express
string(64) "java-e-20-te-ne-superlige-nis-sot-vemendja-te-derbi-ne-mitrovice"

Java e 20-të në Superligë nis sot, vëmendja te derbi në Mitrovicë

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 8:35

Sot do të nisë java e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

E gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Minatori”, aty ku do të takohen nënkampioni dhe kampioni në fuqi; Trepça dhe Golden Eagle Ylli, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00.

Mitrovicasit kanë pasur luhatje gjatë këtij edicioni, ku numërojnë dhjetë fitore e nëntë humbje, ndërsa therandasit pasi nuk e nisën mirë kampionatin me katër humbje, tani kanë 15 fitore radhazi, duke qenë liderë në renditje.

Në këtë edicion në elitë, kampionët kanë dy fitore ndaj nënkampionit.

Ndeshja e parë në program për sot do të zhvillohet ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit, nga ora 17:00, në palestrën “Sezai Surroi”.

Të dy skuadrat kanë shtatë fitore e 12 humbje, andaj do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat që duan të jenë pjesë e “Play-off”-it. /Gazets Express/