Ja nga kush mori ndihmë financiare Dani Alves - Gazeta Express
string(45) "ja-nga-kush-mori-ndihme-financiare-dani-alves"

Ja nga kush mori ndihmë financiare Dani Alves

Futboll

Gazeta Express

26/03/2024 12:28

Gjatë ditës së djeshme, Dani Alves u lirua përkohësisht nga burgu pasi mundi të paguante garancinë prej 1 milion eurosh që i ishte caktuar për lirimin e tij.

Ai u lirua nga burgu Brians 2 në Barcelonë, ku kaloi 14 muajt e fundit.

Lexo Edhe:

Në shkallë të parë, Alves u dënua me 4.5 vjet burg për përdhunim, por ai apeloi dhe gjykata e lejoi të lirohej në këmbim të shumës 7-shifrore që u pagua përfundimisht.

U fol shumë se garancinë e tij e pagoi babai i Neymarit, por ky i fundit doli dhe e përgënjeshtroi.

Por, lajmet e fundit thonë se braziliani parat i ka marr nga ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Memphis Depay, me të cilin luajtën për një kohë të shkurtër në Camp Nou.