Istogu kalon në finale dhe vazhdon misionin për inkuadrim në Superligë - Gazeta Express
string(70) "istogu-kalon-ne-finale-dhe-vazhdon-misionin-per-inkuadrim-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

21/03/2023 22:53

Istogu kalon në finale dhe vazhdon misionin për inkuadrim në Superligë

Sport

Gazeta Express

21/03/2023 22:53

Istogu është skuadra e parë finaliste në Ligën e Parë të Meshkujve. Istogasit edhe në ndeshjen e dytë të “Play-off”-it kanë mundur skuadrën prizrenasve New Basket.

Kësaj radhe me shifrat 97:102.

Lexo Edhe:

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 42:28, por më pas istogasit janë rikthyer dhe triumfuan.

Ndërkohë, ndeshja Bora-Vushtrria ishte edhe më interesante, duke shkuar në dy vazhdime, kurse në fund skuadra prishtinase fitoi 96:92. Kjo bën që fituesi të vendoset në sfidën e tretë dhe vendimtare.

Fituesi i finales hyn në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm. /Gazeta Express/