Istogu fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë - Gazeta Express
string(46) "istogu-fiton-kupen-e-kosoves-per-here-te-peste"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/05/2023 21:33

Istogu fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë

Sporte tjera

Gazeta Express

07/05/2023 21:33

Istogu ka dominuar në finale për ta fituar Kupën e Kosovës për herë të pestë.

Madje gjithë trofetë i ka fituar në gjashtë vjetët e fundit. Të dielën në Prishtinë, Istogu në finale e mposhti Vushtrrinë me rezultat bindës, 32:21.

Istogu ishte bindës edhe në gjysmëfinale ndaj Ferizajt dhe kështu llogaritet favorit edhe për titull të kampionit.

Në finalen ndaj Vushtrrisë, lojtaret istogase nisën herët shkëputjen në rezultat. Në minutën e nëntë rezultati ishte 5:1. Më pas epërsia ka shkuar duke u rritur dhe fitorja e Istogut nuk është rrezikuar asnjëherë.Albina Rugova ishte më efikasja tek Istogu me shtatë gola.

Nga katër i shënuan Dajana Milaniq, Pranvera Ferataj e Dayane Da Rocha. Tri gola i kishte Tainara Luna Goncalves, që u shpall MVP i turneut final të Kupës.

Te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga pesë i kishte Kosovare Avdiu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement