Emisioni “Favoriti i Europianit” nis sonte maratonën, e cila do të ju përcjellë në shtëpitë tuaja për një muaj rresht.
E në emisionin e sotëm, Ismet Munishi, analist i përhershëm foli fillimisht për trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho.
Ai thotë se disiplina taktike e Sylvinhos ka qenë rol kyç në suksesin e Shqipërisë.
“Asgjë nuk ndodhë rastësisht. Shqipëria ka zgjedhur trajnerin e duhur, i ka dhënë rastin futbollistëve që të tjerët si kanë konsideruar, disiplina e taktika e tij ka qenë rol kyç për Shqipërinë”, tha ai.
Tutje, ai shtoi dhe foli edhe për disa nga lojtarët më të mirë që janë pjesë e kombëtares shqiptare, e që janë sjellë nga trajneri Sylvinho.
“Ka zgjedhur Jasir Asanin, Mario Mitajn, Dakun e Arbër Hoxhën. Asani ka shënuar gola vendimtar, derisa tash edhe Hoxha po tregon potencialin e tij që e ka”, shtoi ai.