Ish-sulmuesi i Interit dënohet me dy vite pezullim - Gazeta Express
string(50) "ish-sulmuesi-i-interit-denohet-me-dy-vite-pezullim"

Ish-sulmuesi i Interit dënohet me dy vite pezullim

Futboll

Gazeta Express

26/03/2024 11:59

Ish-sulmuesi i Interit, Gabriel ‘Gabigol’ Barboza është dënuar me 2 vite pezullim nga aktiviteti sportiv, për shkak të tentativës së mashtrimit me një çështje të dopingut në Brazil.

Qendërsulmuesi u shpall fajtor për tentativat e tij për të manipuluar testin e dopingut në kampin e Flamengos më datë 8 prill të vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Teksa të gjithë bashkëlojtarët e tij i kompletuan testet para orës 10 të mëngjesit, Gabigol u akuzua se u mundua t’i ‘pengojë’ zyrtarët për t’i kryer testet.

Ai dështoi në përputhje me procedurat dhe shkoi për të ngrënë drekë në vend të kësaj, e dorëzoi enën e mostrës së urinës së tij, dhe më pas u tha zyrtarëve se ky është testi i tij ‘përfundimtar’ i dopingut.

27-vjeçari u transferua nga Santosi tek Interi në verën e vitit 2016 për 29 milionë euro, por nuk pati impaktin e duhur te zikaltrit, duke kontribuar me një gol në 10 ndeshje dhe duke u emëruar ‘Lojtari më i Dobët’ në Serie A.

Ai më pas luajti në huazim tek Benfika, Santosi dhe Flamengo para shitjes përfundimtare tek ky i fundit në janar të vitit 2020 për 17 milionë euro.