Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend - akuza Qeverisë për "tenderët sekretë" - Gazeta Express
string(74) "abdixhiku-e-rikthen-fjalimin-ne-kuvend-akuza-qeverise-per-tenderet-sekrete"

Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 20:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore.

Opozita edhe gjatë seancës së fundit ka ngritur çështjen e këtyre tenderëve.

Lexo Edhe:

Abdixhiku tha që për 3 vjet janë dhënë 781 tenderë që ai i quajti si “tenderë sekretë”.

Vlera e këtyre është 209 milionë euro, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se mesatarisht për çdo ditë pune Qeveria e ka dhënë një tender të tillë.

Fjalimin e tij në Kuvend e rikthehu përmes një postimi në Facebook.

“781 tenderë sekret për 3 vjet! Në mesatare, për çdo ditë pune për tre vjet, është dhënë nga një tender sekret. 781 tenderë sekret, plot 209 milion euro për vetëm tri vjet.‼️ Nga fusha e IT-së, deri tek energjetika, tenderët njëburimorë janë bërë zakonshmëri. Këto janë disa nga rastet ku paratë e shtetit janë dhënë me muahbet të drejtëpërdrejtë”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express