Ish-ministri ndalohet nga policët në shesh, e dënojnë për maskë - Gazeta Express
string(60) "ish-ministri-ndalet-nga-policet-ne-shesh-e-denojne-per-maske"

Ish-ministri ndalohet nga policët në shesh, e dënojnë për maskë

Gazeta Express

20/10/2020 15:38

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, sot është gjobitur nga policia, për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID, raporton Express

Express ka siguruar fotografi ku ish-ministri shihet i ndalur nga policia në qendër të Prishtinës.

Lexo Edhe:

Lexues të gazetës kanë thënë se në momentin kur është ndalur nga policia, Bytyqi ka qenë pa maskë.

Ndërkohë, që nga 13 korriku Qeveria e Kosovës e ka bërë të obligueshme vendosjen e maskës në të gjitha hapësirat publike.

Personat që nuk e respektojnë këtë masë dënohen me 35 euro gjobë, sipas Ligjit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. /GazetaExpress/