Ish Ministri i Arsimit: Të sakrifikojmë një autostradë për arsimin - Gazeta Express
string(65) "ish-ministri-i-arsimit-te-sakrifikojme-nje-autostrade-per-arsimin"

Ish Ministri i Arsimit: Të sakrifikojmë një autostradë për arsimin

Gazeta Express

03/12/2019 17:31

Duke folur për rezultatin e ulët që Kosova ka marrë këtë herë në testin PISA, ish ministri i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami ka thënë se ka pritur një gjendje të tillë.

Ai i ftuar në Frontal në T7 ka thënë se pas dështimit më 2015, nuk është marrë askush seriozisht me këtë çështje.

Lexo Edhe:

 ‘’Me një vendim mund të anuloja pjesëmarrjen, por doja të shihja pasqyrën ku gjendej sistemi i arsimit. E dija që rezultati nuk do të dilte mirë, sepse PISA pasqyronte rezultatin për 3 dekada. PISA është një problem shoqëror, shtetëror, familjar. Pas testimit nuk ka pasur vetëdijësim kombëtar, qeveritë e kanë vendosur pas 10 top prioriteteve’’, ka thënë Bajrami në T7.

Tutje ai ka thënë se është e domosdoshme që të krijohet një fond për arsimin.

‘’Problemet që ka pasur minsitri aktual me reforma administrative, goditje në arsimin e lartë, e kemi një rezultat. Nuk mund asnjë ministër i vetëm që të përmirësojë situatë, duhet të ketë përkrahje nga kryeministri. Duhet të krijojmë fond për arsimin, ta sakrifikojmë një autostradë’’, ka deklaruar Bajrami.