Ish-luftëtari i MMA-së e vrau ish-të dashurën e tij duke e goditur 17 herë me thikë - Gazeta Express
string(83) "ish-luftetari-i-mma-se-e-vrau-ish-te-dashuren-e-tij-duke-e-goditur-17-here-me-thike"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/02/2023 12:38

Ish-luftëtari i MMA-së e vrau ish-të dashurën e tij duke e goditur 17 herë me thikë

Sporte tjera

Gazeta Express

20/02/2023 12:38

Dwayne Hellere Jr e ka futur veten në telashe të mëdha.

Ish-garuesi i sporteve të përziera marciale mund ta kalojë krejt jetën në burg.

Lexo Edhe:

Në fakt, ish-luftëtari i MMA-së po akuzohet se e ka ther me thikë plot 17 herë ish të dashurën e tij.

Më pas, i akuzuari për vrasje të rëndë thuhet se e ka futur trupin e saj në dollap, pas një debati të ashpër në mes tyre të bërë në Tennessee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht jashtë shtëpisë së viktimës, ku po jetonte me prindërit e saj.

24 vjeçarja Irene Torres thuhet se ishte duke u kthyer në shtëpi nga puna dhe ish i dashuri i doli në pritë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ai e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur vazhdimisht me thikë para shtëpisë së prindërve”, tha motra e madhe e viktimës. Të mërkurën, hetuesit zbuluan se Torres ishte goditur me thikë mbi 17 herë. Herelle më pas e tërhoqi trupin e Torres në bagazhin e makinës së tij dhe u nis për shtëpinë e tij, ku e futi trupin e saj në një kuti dhe e fshehu në dollap, sipas raportimeve të policisë.

Çifti ishte ndarë një muaj më parë dhe motra e viktimës zbulon se Herelle e kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht Torresin.

“Ndërsa shumica e 24-vjeçarëve po e planifikojnë karrierën dhe të ardhmen e tyre, motra ime kaloi disa nga muajt e fundit të jetës së saj e abuzuar, e degraduar, e tmerruar dhe e frikësuar”, raportoi motra e saj e madhe.

“Irene tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke e lënë marrëdhënien e saj abuzive dhe ishte shumë e lumtur kur e filloi jetën e saj të re, por një muaj më vonë ajo u vra brutalisht”, vazhdoi ajo. /Gazeta Express/