Ish-drejtori i shkollës: Ka pasur një tjetër rast abuzimi, policia e ministria kanë qenë në dijeni dhe s’kanë vepruar - Gazeta Express
string(114) "ish-drejtori-i-shkolles-ka-pasur-nje-tjeter-rast-abuzimi-policia-e-ministria-kane-qene-ne-dijeni-dhe-skane-vepruar"

Ish-drejtori i shkollës: Ka pasur një tjetër rast abuzimi, policia e ministria kanë qenë në dijeni dhe s’kanë vepruar

Gazeta Express

06/06/2020 16:45

Detaje të reja kanë dalë në dritë për abuzimin ndaj nxënëses në shkollën “Azem Hajdari” në Babrru.

Drejtori i pezulluar i kësaj shkolle, Besnik Daci, ka folur sot për mediat duke thënë se ka pasur dhe raste të tjera të ngjashme me rastin e fundit, por organet kompetente nuk kanë verpuar

Lexo Edhe:

Ai u shpreh pak kohë më parë ka denoncuar një tjetër rast abuzimi seksual, ku ka informuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Arsimit, por për nxënësin e denoncuar nuk ishte marrë asnjë masë dhe ishte lënë i lirë.

Pse u kanë pezullar nga detyra?

Jam pezulluar që në datën 2 qershor. Jo për motive ligjore, por me argumentin që do hetohet dhe do jem i pezulluar deri në përfundim të gjithë hetimeve të kësaj ngjarjeje. Ndiej përgjegjësi nga ana morale dhe se ngjarje kaq të shëmtuara ndodhën në komunitetin ku jetoj. Së pari, nxënësi i abuzar ka mbaruar detyrimet në këtë shkollë që në vitin 2018. Ish-roja e shkollës është larguar nga puna në korrik të vitit 2019. Kur kanë qenë në këtë shkollë nuk kanë pasur asnjë problem dhe nuk ka kontaktuar as me mësuesen kujdesare dhe tek psikologu.

Ka pasur raste të tjera?

Ju sqaroj me cilësinë morale të ish-drejtuesit të kësaj shkolle, unë çdo gjë e argumentoj me të gjitha dokumentet. Ka pasur raste ku janë ankuar nxënësit tek unë dhe kemi bërë dërgimin e çështjes në polici. Çuditërisht nxënësi është kthyer brenda 24 orëve në shkollë dhe ky nxënës ka qenë i implikuar dhe në rastin e fundit. Në kemi bërë denoncimin menjëherë në organet kompetente, por ato e liruan dhe erdhi sërish në shkollë. Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni dhe kemi dërguar të gjitha ankesat me email, por prindërit e nxënëses kanë tërhequr denoncimin dhe nuk ka vijuar çështja më tej.

A keni kërkuar ndihmë tek autoritetet?

Rikthimi i nxënësit në shkollë u bë me një sjellje të parregullt, spese sikur fitoi të drejtat nga kjo gjë. Unë kam komunikuar me policinë dhe më thanë që do denonconi vetëm rastet që ndodhin në shkollë dhe jo ato që ndodhin në komunitet.