Ish-drejtori i Barçës: Martino i thoshte Messit “Mos i telefono presidentit se më shkarkon, s’ke nevojë” - Gazeta Express
string(99) "ish-drejtori-i-barces-martino-i-thoshte-messit-mos-i-telefono-presidentit-se-me-shkarkon-ske-nevoje"

Ish-drejtori i Barçës: Martino i thoshte Messit “Mos i telefono presidentit se më shkarkon, s’ke nevojë”

Gazeta Express

21/09/2020 11:43

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka tronditur duke thënë se ish-trajneri i Barçës, Tata Martino, kishte frikë se Lionel Messi do ta shkarkonte me një telefonatë.

Martino e drejtori Barcelonën për një vit në sezonin 2013/14 dhe dha dorëheqje pas një fushate zhgënjyese, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dorëheqja e tij erdhi pas barazimit 1:1 me Atletico Madridin, i cili ia dhuroi titullin e La Ligës klubit madrilen atë vit.

Barcelona e mbylli sezonin pa trofe atë botë, pasi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Atletico Madridi dhe humbi në finale të Kupës së Mbretit nga Real Madridi.

Zubizarreta, duke folur në një intervistë për mediat spanjolle, zbuloi një bisedë mes trajneti Martino dhe Messit atë kohë.

“Tata Martino, kur ishte në Barçë, i thoshe Leos: E di se, nëse i telefonon presidentit, ai do të më shkarkoj, por nuk ke përse të ma kujtosh këtë çdo ditë. Jam i vetëdijshëm.”/Gazeta Express/