Ish-deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i është drejtuar mërgatës kosovare përmes një postimi në ‘facebook’, duke i pyetur nëse kanë përfituar nga mjetet që Qeveria Kurti ka ndarë për pagesën e polisave të sigurimit.
Rrahmani ka ftuar ata që të tregojnë sa kanë marrë, duke thënë se ekzistojnë dyshime serioze se paratë e ndara për polisat janë keqpërdorur brenda Kosovës.
Postimi i plotë:
Mërgatë e nderuar,
Qeveria e Republikës së Kosovës ka paguar mbi 10 milionë euro për polisa sigurimi për automjetet tuaja.
A i keni përfituar realisht ju këto mjete, apo këto para kanë përfunduar diku tjetër?
Ju ftoj që publikisht të tregoni në komente:
– nëse keni marrë përfitime, sa keni marrë;
– nëse nuk keni marrë asgjë, ta thoni.
Ekziston dyshimi serioz se këto mjete mund të jenë keqpërdorur brenda Kosovës. Prandaj, zëri juaj është i domosdoshëm për të zbardhur të vërtetën.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...