“Shqipëria ta njohë Kosovën si Serbi”, dërgohet në gjykatë shtetasi rus që kërcënoi me bombë Rinasin - Gazeta Express
string(97) "shqiperia-ta-njohe-kosoven-si-serbi-dergohet-ne-gjykate-shtetasi-rus-qe-kercenoi-me-bombe-rinasin"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 12:20

“Shqipëria ta njohë Kosovën si Serbi”, dërgohet në gjykatë shtetasi rus që kërcënoi me bombë Rinasin

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 12:20

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykatë dosjen ndaj një shtetasi rus, i akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit.

Vladislav Urban, 44 vjeç, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, raporton A2CNN.

Sipas SPAK, në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.

Nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e maileve kërcënuese.

Advertisement
Advertisement
Advertisement