“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija kujton Shpat Kasapin në ditën e tij të lindjes - Gazeta Express
string(74) "roeli-po-thote-babi-selvija-kujton-shpat-kasapin-ne-diten-e-tij-te-lindjes"

Rozë

Gazeta Express

01/05/2026 12:22

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija kujton Shpat Kasapin në ditën e tij të lindjes

Rozë

Gazeta Express

01/05/2026 12:22

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Ajo ka publikuar një video ku Shpati shihet në momente të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

Krahas saj, Selvija ka shkruar se dhimbja për mungesën e tij është ende e madhe, por beson se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

Në mesazhin e saj ajo tregon edhe për Roelin, duke thënë se fjalët e tij e prekin shumë. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar Shpatit ditëlindjen në qiell.

Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur në nëntor 2025 si pasojë e një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku shqiptar. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement